Italia zemërohet me Britaninë për pengjet e vrarë

09/03/2012 04:25

Politikanët italianë janë zemëruar me kryeministrin britanik David Cameron, pasi ky i fundit nuk u konsultua me shtetin italian para se të miratonte një përpjekje të dështuar për të shpëtuar dy pengje, një shtetas anglez dhe një italian në Nigeri.

Chris McManus dhe Franco Lamolinara, të cilët ishin rrëmbyer vitin e kaluar, vdiqën pasi oferta e shpëtimit nuk u arrit të enjten.

Kryeministri britanik tha se ai dha viston për shkak se jeta e pengjeve ishte në “rrezik të pashmangshëm”.

Forcat speciale britanike SBS ishin të parët që hynë në opercionin e shpëtimit në Sokoto, tha korrespondenti i BBC-së.

Persona të armatosur kapën dy inxhinierët në qytetin e Birnin Kebbi më 12 maj 2011.

Ata punonin për B Stabilini, një firmë italiane ndërtimi, dhe ishin të përfshirë në ndërtimin e një selie lokale të Bankës Qendrore të Nigerisë.

“Një zëdhënës i Doëning Street tha se Britania e Madhe kishte qenë në kontakt të rregullt me autoritetet italiane”, njoftoi korrespondenti i BBC.

“Zëdhënësi tha se Roma ishte informuar kur operacioni ishte ende në vazhdim dhe se kryeministri britanik foli me homologun e tij italian, pas përfundimit të tij”.

Por duke folur për BBC-në nga vendi i ngjarjes, Senatori italian Lucio Malan tha se qeveria e vedit të tij nuk ishte e kënaqur dhe duan të dinë pse ata nuk ishin konsultuar.

Forcat speciale ndërhynë dhe arritën të vrisnin një prej pengmarrësve por ata gjetën në të njëtjën kohë edhe pengjet e vdekur.

Presidenti Jonathan tha se rrëmbyesit ishin kapur dhe do të përballeshin me dretjësinë e plotë para ligjit.

Ai i përshkroi pengmarrësit si pjesëtarë të Boko Haramit, një grup militant islamik që ka kryer një numër sulmesh mbi policinë, politikanët dhe klerikët që i kundërshtojnë ata.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA