Në një mision rutinë të transferimit të të burgosurve, autoritetet meksikane zbuluan një arsenal të vërtetë armësh brenda godinës së burgut të Juarez.
Rreth 300 të burgosur u transferuan nga disa burgje, mes të cilëve edhe burgu i qytetit Juarez. Pas boshatisjes së burgut, autoritetet bënë zbulimin tronditës. Të fshehura u gjetën disa armë automatike, mes të cilave edhe Kallashnikovë, 10 pistoleta, disa granata dhe mijëra fishekë.
Cudia, thonë mediat meksikane, qendron se të burgosurit nuk i përdorin këto armë për t’u arratisur nga burgu, por për të luftuar me rivalët e tyre brenda mureve të rrethimit të institucionit.
Sistemi i burgjeve në Meksikë është pranë kolapsit. Këto institucione, të kritikuara jo rrallë herë nga organizata të të drejtave të njeriut, janë të mbipopulluara prej vitesh tashmë
Top Channel