Viktimat e “bombës së ambasadës”

05/03/2012 00:00

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli organizoi një ceremoni përkujtimore për 22 intelektualët shqiptarë, të ekzekutuar pa gjyq 61 vjet më parë, me akuzën e hedhjes së bombës në ambasadën sovjektike.

Një dokumentar i shkurtër tregoi fakte historike të kohës, se byroja politike dhe Enver Hoxha e kishin paracaktuar valën e re të ekzekutimeve të listës së kombit, që u vendosën në listat e vdekjes për arsyen e vetme se nuk përkrahën regjimin diktatorial.

Kryetarja e Kuvendit, por edhe kryeministri Sali Berisha, kishin dy mesazhe për të dhënë. Mesazhi i parë ishte për t’u përballur me të shkuarën historike, sado e turpshme dhe e dhimbshme të jetë ajo, në mënyrë që e ardhmja e vendit të mos kërcënohet me nga tragjedi të tilla kombëtare.

Ndërsa mesazhi i dytë ishte një kërkesë drejtuar Partisë Socialiste, e cilësuar nga dy drejtuesit demokratë të shtetit si partia e Enver Hoxhës, që të kërkojë ndjesë për krimet e kryera për 5 dekada me radhë.

Kryeministri Berisha, duke theksuar kujdesin që qeveria e tij ka treguar ndaj ish-të përndjekurve dhe të persekutuarve politikë, nuk ngurroi të akuzonte presidentin Bamir Topi për aplikimin e standarteve të dyfishta me këtë shtresë.

Kryeministri Berisha tha se, “5 vjet më parë Partia Demokratike dërgoi në Presidencë një përfaqësues të saj, duke besuar se i takonte së djathtës shqiptare, por ai refuzoi të firmoste ligjin për lustracionin”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA