AK dënon vrasjen e shqiptarëve

01/03/2012 09:45

Aleanca Kuqezi ka reaguar lidhur me vrasjen e dy shqiptarëve në Maqedoni, duke bërë thirrje që të ndalet racizmi anti-shqiptar në këtë vend.

Në reagimin e saj Aleanca i ka shprehur ngushëllimet e saj familjarëve të dy të të rinjve, Besnik Shehapi dhe Imran Mehmeti.

“Kemi humbur dy vëllezër shqiptarë, të bashkohemi me dhimbjen e kësaj tragjedie. Kërkojmë dënimin e autorëve të vrasjes së tyre”, ka deklaruar Aleanca.

“Të ndalet racizmi anti-shqiptar në Maqedoni”, ka reaguar më tej grupimi, duke ftuar shqiptarët e vendit fqinj që të ruhen nga provokimet.


Dy shqiptarët u vranë në qytetin e Gostivarit
pasi u qëlluan me armë zjarri nga një polic maqedonas. Besnik Shehapi, 25 vjeç dhe Imran Mehmeti, 30 vjeç u qëlluan me armë nga efektivi Jakim Trifunovski, i cili ishte konfrontuar me dy të rinjtë shqiptarë për vendin e parkimit.

Zënka precipitoi në nxjerrjen e armës së punës nga ana e efektivit, i cili në ato momente nuk ishte në krye të detyrës, dhe hapi zjarr ndaj shqiptarëve.


Vrasja shkaktoi reagime të shumta në Maqedoni
. Ambasadori amerikan në Shkup, Poll Wohlers kërkoi hetimin e rastit, ndërsa apeloi që procesi hetimor të pritet me qetësi.

Ndërsa partia opozitare shqiptare RDK, deklaroi se kjo ngjarje vret bashkëjetesën në Maqedoni, ndërsa kërkoi shkarkimin e zëdhënësit të policisë Ivo Kotevski.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA