Partia Socialiste ka vijuar të denoncojë projektin e qeverisë për privatizimin e Albpetrol, duke e cilësuar atë si një proçes jotransparent dhe të dyshimtë. Eduart Shalsi madje, akuzoi Ministrinë e Ekonomisë për fshehje informacioni.

“Kemi një sektor të zhytur në një mjegullnajë. Ne nuk mund të marrim vendimet kur nuk kemi minimumin e informacionit për të marrë vendimin e duhur”, deklaroi Shalsi.

Zoti Shalsi tha në komisionin e veprimtarive prodhuese se argumentat që jep qeveria se përse Albpetrol duhet të privatizohet janë të dyshimta. “Argumentat tuaja na sugjerojnë që për të mirën e shqiptarëve ne duhet ta ndalim këtë privatizim”, theksoi Shalsi.

Por Jemin Gjana, i Partisë Demokratike, thotë se formula e privatizimit tashmë është një çështje e mbyllur. “Formula e privatizimit është miratuar me kohë. Ne këtu po bëjmë një amendim të ligjit”, deklaroi Gjana.

Sipas tij, nëse opozita është e shqetësuar për proçesin i ka të gjitha mekanizmat për të ndërhyrë. “Nëse keni shqetësime, ky është miratim në parim. Kur të shkojmë nen për nen sillni amendimet”, shtoi deputeti i PD.

Në fund të debatit komisioni i veprimtarive prodhuese miratoi vetëm me votat e maxhorancës në parim projektligjin për privatizimin e Albpetrol dhe gjatë javës pritet ta votojë edhe nen për nen.

Javën e kaluar ishte deputeti socialist Erjon Braçe që akuzoi se formula e papreçedentë me të cilën qeveria po shet kompaninë Albpetrol është një aferë gjigande korrupsioni më dëme kolosale për qytetarët. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA