Ushtari afgan vret dy ushtarë amerikanë

23/02/2012 00:00

Protestat e dhunshme që kanë shpërthyer në Afganistan pas djegies aksidentale të librit të Kuranit nga ana e forcave të NATO-s, u kanë marrë jetën edhe dy ushtarëve amerikanë.

Ashtu si në rastet e shpeshtuara tashmë, ka qenë një ushtarak afgan ai që ka qëlluar për vdekje dy ushtarët amerikanë, pjesë e ISAF-it.

Lajmi njoftohet nga rrjeti informativ amerikan CBS News, i cili nga ana e tij citon burime ushtarake nga vetë forcat amerikane në Afganistan. CBS thotë se me shumë gjasa bëhet fjalë për dy ushtarët e vrarë në lindje të Afganistanit, vrasje të konfirmuara nga vetë NATO, por pa përcaktuar kombësinë dhe identitetin e ushtarëve.

Një sulm i ngjashëm, nga afganë nën uniformë, që supozohet se janë aleatë, i mori jetën edhe kapitenit të forcave speciale shqiptare në Afganistan, Feti Vogli ditën e hënë dhe plagosi rëndë nëntetarin Aleksandër Peci, i cili fatmirësisht aktualisht është jashtë rrezikut për jetën dhe po kurohet në Gjermani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA