Gjermani, presidenti jep dorëheqjen

17/02/2012 11:00

Presidenti gjerman Christian Wulff ka dhënë dorëheqjen pasi prokurorët
kërkuan heqjen e imunitetit të tij. Edhe pse pafajesia vlen deri ne
momentin kur jepen provat e fajesise, Wulff i akuzuar per korrupsion nuk
mund të qendronte më në postin më të lartë, duhet të shmangeshin dëmet e
mëtejshme ndaj institucionit të presidentit federal.

Mediat vendase e pershkruan kete si nje mbyllje dramatike për presidentin qe perpiqej prej javesh te largonte nga vetja skandalin duke përdorur retorikë të sjellshme. Por historite dhe titujt kryesore rreth shfrytëzimit të shtëpive të shtrenjta të pushimeve, pranimit të ftesave dhe përzierjes së interesave politikë dhe ekonomikë nga ish-kryeministri i Saksonisë së Poshtme Wulff, u transformuan në një roman me disa vëllime.

Terheqja e tij pritet, por risine perben menyra sesi u arrit deri aty: për herë të parë në historinë e Republikës Federale Gjermane u kërkua heqja e imunitetit për mbajtjen e postit më të lartë të shtetit. Ne mesin e situates se krijuar, kancelarja Angela Merkel anulloi nje vizite ne itali dhe pritet te dale se shpejti me nje deklarate per kete doreheqje.

Merkel anullon vizitën në Itali

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, anulloi një vizitë zyrtare në
Itali, për shkak të presionit të shtuar mbi presidentin e vendit,
Christian Wulff, një aleat i rëndësishëm politik. 

Prokuroria i ka kërkuar Bundestagut që të zhveshë nga imuniteti presidentin, për shkak të një skandali rreth një huaje të marrë më parë.

Wulff ka lajmëruar se do të japë në mesditë një konferencë për shtyp, në të cilën ai pritet që të japë dorëheqjen.

Sipas hetuesve, Wulff është i dyshuar se ka pranuar favore të paligjshme, duke shkelur kështu detyrën e tij kushtetuese.

52-vjeçari akuzohet gjithashtu se u përpoq të trembte një gazetë, në mënyrë që ajo të mos publikonte historinë.

Presidenti, i cili me kushtetutë duhet të jetë një figurë me integritet të pastër moral, mohon të ketë kryer ndonjë shkelje.

Top Channel