“Mbreteresha e Soul-it” Whitney Houston nuk është mbytur ne vaskë ashtu sic u besua fillimisht, por shkaku i vdekjes së saj, të paktën sic thuhet në media, është një përzierje medikamentesh.
Duke iu referuar deklaratës së mjekut ligjor, pas ekzaminimit post-mortem në trupin e saj nuk janë gjetur shenja të ndonjë traume. Ai përjashton cdo shkak tjetër të vdekjes së këngetares, derisa të ketë në dorë rezultatet e testit të toksikologjisë.
Do të duhen disa javë përpara se të zbulohet se cfare ka ndodhur realisht në dhomën e hotelit Beverly Hilton në Los Angeles.
Sipas faqes së “thashethemeve” TMZ.com, familja është informuar nga mjeku ligjor, se në mushkritë e Houston nuk është gjetur ujë. Pra, është e mundur që ajo të ketë vdekur përpara se të përfundonte e zhytur në vaskë.
Shpesh Whitney kishte përdorur Xanax për të mbytur ataket e panikut, përpara koncerteve. Asnjëri prej bashkëpunëtorëve të saj nuk tha nëse ajo kishte marrë anti-depresivë. Madje ajo dukej me humor të mirë, në prag të mbrëmjes ku do të shfaqej, evenimenti i organizuar nga Klajv Dejvis, producent e mik i ngushtë i saj, duke i paraprirë ndarjes së Cmimeve Grammy.
Ish-i shoqi Bobi Broun, që shumë prej familjarevë dhe miqve të Whitney-t e bëjnë fajtor për martesën e trazuar u takua me të bijën Bobi Kristina kur doli nga spitali. Pas lajmit të vdekjes së të ëmës ajo kaloi një gjendje shoku.
Zëri i artë i Mbretëreshës së viteve 80-të dhe 90-të kishte me një shtrirje prej tre oktavash, që mund të këndonte këngë si “I wanna dance with Somebody”; “How will I Know apo the Greatest love of All”.
Një karrierë e mrekullueshme që nisi në korrin e Kishës Baptiste “Shpresa e Re” por që u zbeh pas martesës së trazuar me Bobi Broun.
Gjendjet depresive shoqëruan jetën e Whitney-t dhe droga e qetësuesit dëmtuan zërin e shkëlqyer. Por sic shkruajnë shumë prej fanseve të saj, “harrojini vitet e fundit, kur e pamë të shpërfytëruar, por jo zërin e saj të mrekullueshëm”.
Top Channel