Dy viktimat tjera janë nxjerrë gjatë së dielës nga pjestarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Shtëpia e tyre që është mbuluar disa metra nga një ortek bore.

Në këtë mënyrë, ka shkuar në 9 numri i viktimave nga orteku i borës që goditi disa shtëpi në Restelicë të Dragashit, dhe forca e tij ishte shkatërruese.

Qindra pjestarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, policë dhe qytetarë, u angazhuan edhe gjatë së dielës për gjetjen e personit të 11 që supozohet se gjendet në këtë shtëpi, që është mbuluar disa metra nga bora.

Megjithatë, FSK është detyruar të ndërpresë kërkimin për shkak të kushteve të vështira atmosferike, furtunave të borës të krijuara nga era e fuqishme, dhe rrezikut nga ndonjë ortek tjetër i borës. Këtë e konfirmoi për Top Channel gjatë pasdites, nënkolonel Shemsi Syla, komandant i njësisë ndërlidhëse në reagim krizash nga FSK, që sipas tij, kërkimi për të gjetur personin e fundit, do të vazhdojë të hënën, në 7 të mëngjesit.

Gjatë së dielës në fshatin Restelicë të Dragashit ka qëndruar edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me komandantin e FSK-së, Gjeneral-Major, Kadri Kastratin, dhe ministra nga kabineti i tij. Kreu i Qeverisë tha para mediave se shteti i Kosovës do të ofrojë ndihmën e nevosjhme për përballimin e kësaj tragjedie.

“Shteti i Kosovës do të jetë afër qytetraëve të Reselicës. Aktualisht vajza që është gjetur ne kemi vënë potencialin tonë në shërbim të mbijtetesës. Do të jemi pranë këtij fashti, pranë qytëtrave të dëmtuar për t’i sterhuar fillimisht”, tha Hashim Thaçi, Kryeministër i Kosovës

Për shkak të kësaj tragjedie, të hënën do të jetë ditë zie, dhe në të gjitha institucionet shtetërore e publike të Kosovës, flamuri i Kosovës do të ulet në gjysmë shtizë. Veprimtaritë artistike, kulturore, dhe sportive, pezullohen dhe shtyhen për një datë të mëvonshme.

Banorët tregtojnë se edhe gjatë viteve 80-të të shekullit të kaluar, kishte ndodhur një rrëshqitje e tillë e borës, por atëherë nuk kishte pasur viktima, meqë askush nuk banonte në këtë vend.

Në anën tjetër, drejtues të institucioneve dhe partive politike në Kosovë kanë dërguar telegrame ngushëllimi për familjen Reka pas kësaj tragjedie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA