Tingëllon si e pabesueshme por Barcelona ndoshta i ka thënë përfundimisht lamtumirë objektivit të titullit kampion në Ligën BBVA në këtë sezon.
Humbja 3-2 me Osasunën me sa duket do të jetë gotidja fatale për katalanasit në kampionatin spanjoll. Që në pjesën e parë skuadra e Guardiolës e sheh veten në disavantazhin e dy golave.
Me fillimin e pjesës së dytë jep shenja reagimi Barça e cila ngushton diferencën në 2-1 me golin e Alexis Sanchez, por zgjat shumë pak, pasi është sërish Osasuna që çon në 3-1 pas golit të Raul Garcia.
Në mbylljen e takimit i riu Tello shënon një supergol për Barcelonën, por ishte thjesht për kënaqësinë e tij personale pasi nuk mundi të ndihmojë skuadrën e tij t’i shpëtojë humbjes.
Me një ndeshje më pak, Reali i Madridit është një 7 pikë përpara katalanasve në klasifikimin e përgjithshëm, ndërkohë që vetë skuadra e Mourinho do të luajë ditën e dielë me Levanten.
Top Channel