Biznesi kërkon stimuj fiskalë

06/02/2012 00:00

Pas opozitës, edhe një pjesë e biznesit, i kërkon qeverisë të shtyjë ligjin për deklarimin e të ardhurave personale.

Gjergj Buxhuku, i cili përfaqëson interesat e bizneseve të industrisë thotë se, hyrja në fuqi e ligjit në këtë moment mund të perceptohet, si masë represive, duke trembur kapitalin që ushqen ekonominë.

“Psikologjikisht viti 2012, duke parë vështirësitë e tij, duhet të jetë një vit në të cilin të gjithë qytetarët shqiptarë, edhe ata të cilët janë rezidencë, por sidomos ata të cilët janë emigrantë, duhet që të jenë krejtësisht të lehtësuar për të sjellë maksimumin e mundshëm të kapitaleve financiare në vend”, tha Buxhuku.

Buxhuku thotë se qeveria gjate ketij vitit duhet të përqendrohet me shume per aplikimin e disa stimujve fiskalë.

“Një nga lehtësirat fiskale, të cilat ne do t’ia kërkojmë qeverisë shqiptare do të jetë TVSH-ja për makineritë dhe pajisjet, pavarësisht se është shtyrë afatyi i pagesës së tyre që mund të hiqet për të lehtësuar edhe investimet e vendit edhe investimet e huaja”, tha Buxhuku.

Qeveria ka vendosur datën 30 shtator si afatin zyrtar kur do të nisë dorëzimi i deklaratave tatimore nga individët për të ardhurat që ata kanë fituar gjatë vitit të kaluar.

Top Channel