Zyra Civile Ndërkombëtare mund të largohet nga Kosova dhe pavarësia e
mbikëqyrur të përfundojë, por problemi i veriut do të mbetet ende i
hapur për vendasit dhe ndërkombëtarët që do të vazhdojnë të qëndrojnë në
Kosovë.

Sipas Kosovatimes, zëdhënësi i Zyres Civile Ndërkombëtare(ICO) Christian Palme ka thënë se zgjidhja e problemeve në veri do të vazhdojë të mbetet ndërmarrje e përbashkët ndërmjet aktorëve vendasë e ndërkombëtarë, nëse ICO-ja e përfundon misionin gjatë këtij viti, pa zgjidhjen e problemeve në atë pjesë të vendit.

Përfundimi i pavarësisë së mbikëqyrur do ta eliminojë nga Kushtetuta Propozimin Gjithëpërfshirës për Statusin, pasi fundi i mbikëqyrjes do të nënkuptojë zbatimin e plotë të këtij propozimi.

Sipas Palmes, institucionet kosovare tashmë kryejnë më shumë punë në veri të vendit, bile disa prej tyre edhe drejtpërdrejt e pa ndërmjetësues mes tyre dhe serbëve të atjeshëm. Megjithatë, Christian Palme nuk ka dhënë ndonjë afat kohor se kur dhe si do të zgjidhet çështja e veriut.

Top Channel