“Irani do të mbështesë cdo grup a vend që do të luftojë kundër Izraelit”. Lideri suprem, Ajatollah Ali Kamenei, gjatë fjalimit të mbajtur në “Universitetin e Teheranit” në lutjen e së premtes, e cilësoi regjimin zionist “një tumor malinj që duhet të eleminohet”.
“Këto kërcënime dëshmojnë mungesën e aftësisë së Shteteve të Bashkuara, për një përplasje logjike”, deklaroi ndër të tjera Ajatollahu.
Ai tha se Irani do t’i përgjigjet cdo kërcënimi. Përballë kërcënimeve për naftën apo luftën, ne kemi zërin tonë, tha lideri suprem iranian, të cilat do t’i shpallim në momentin e duhur, nëse do të jetë e nevojshme.
Gazeta amerikane “Washington Post”, permes një shkrimi, zbuloi frikën e Uashingtonit për një sulm të Izraelit ndaj Iranit që mund të ndodhë në pranverë. Në fakt ky ishte parashikimi i Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, Leon Panetta, sipas të cilit Izraeli mund të sulmojë centralet berthamore iraniane “në prill, maj apo qershor”.
Gazetari David Ignatius i “Washington Post” shkruan se aviacioni i Jeruzalemit mendon të godasë kundërshtarët me operacione të kufizuara 4-5 ditore, duke shkaktuar dëme të mjaftueshme për ta vonuar programin bërthamor të Iranit. Në vazhdim, parashikohet ndërhyrja e OKB-së që do të vendosë armëpushimin.
Ignatius mendon se anulimi i stërvitjes së përbashkët izraelito-amerikane, e parashikuar në pranverë, ndoshta merr një shpjegim, pasi Jeruzalemi i kishte komunikuar probleme për vënien e trupave në dispozicion. Sipas gazetarit të “Washington Post”, këto probleme lidhen me impenjimin ushtarak në Iran. Por cila do të ishte përgjigjia e Iranit përballë këtij skenari: bllokimi i Ngushticës së Hormuzit dhe atentatet.
Në këtë situate, shkruan prestigjozja amerikane, Pentagoni nuk do të rrijë duarlidhur dhe fill pas kësaj mund të aktivizohet “Roja Revolucionare Iraniane”, duke u kundërpergjigjur anijeve apo bazave amerikane në Gjirin Persik.
Top Channel