Reshjet e borës nuk do të ndalen në Kosovë së paku edhe për 7 ditët e ardhshme. Bazuar në matjet e Institutit Meteorologjik të Kosovës temperatura më të ulta do të shënojnë -11 deri në -6 gradë celsius. 

Drejtori i institutit, Sylë Tahirisyla thotë se vetëm ditën e shtunë do të këtë një ngritje të lehtë në +3 gradë celsius. Ndërkohë ai theksoi se,  në bazë të matjeve të bëra do të ketë edhe erëra nga jugu dhe jug-perëndimi dhe nga fundi i javës do të ketë erëra nga veriu në veri-lindja.

Në anën tjetër, bora ka vështirësuar jetesën në rajonin e Shalës në komunën e Mitrovicës dhe më gjërë.  Reshjet e mëdha të borës që kanë filluar nga dita e mërkurë kanë vështirësuar dukshëm funksionimin normal të procesit mësimor në rajonin e Shalës së Bajgorës, me theks të veçantë në fshatrat e thella të kësaj zone dhe jo vetëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA