Seria A, Juventus vazhdon marshimin

29/01/2012 00:00

Juventusi nuk ka ndërmend të ndalë. Edhe pse ka patur reshje të dendura të dëborës skuadra e Antonio Contes mposhti 2-1 Udinesen dhe vazhdon të ecë e qetë në krye të Serisë A, tashmë në pritje të ndonjë gabimi të kundërshtarëve direkt.

Matri me golin e tij mbyllin pjesën e parë 1-0 në favor të vendasve. Në të dytën Udinese kërkon të reagojë me kundësulm dhe ia arrin qëllimit.

Pas një aksioni të shpejtë Floro Flores mposhti Bufonin dhe barazoi shifrat. Por gëzimi i tyre zgjati shumë pak pasi Matri shënoi sërish brenda zonës.

Për të mundur këtë Juventus nevojitet diçka, por problemi është se asnjëra nga skuadrat italiane nuk e ka kuptuar ende se çfarë është kjo gjë.

Top Channel