Ministrat e Financave të eurozonës, të cilët u takuan të hënën në
Bruksel, i bënë thirrje Greqisë që të arrijë një marrëveshje me
kreditorët e sektorit privat në ditët e ardhshme.

Ministrat deklaruan se kreditorët duhet të pranojnë një normë interesi më të ulët se 4 për qind në huatë që kanë ofruar për Greqinë. Ndërkohë, shefat e Financave konfirmuan se 130 miliardë eurot janë gati për vendin helen.

Megjithatë, ata i bënë thirrje Greqisë që të përshpejtojë reformat strukturore për të përforucuar ekonominë e saj dhe rritjen përpara se fondet të lëshohen.

Grupi, i drejtuar nga kryeministri i Luksemburgut, Jean Claude Juncker deklaroi se e ardhmja e Greqisë është brenda zonës së euros.

“Ne i mirëpresim konvergjencat dhe i kërkojmë qeverisë greke që të arrijë në ditët e ardhshme një marrëveshje të përbashkët mbi afatet dhe kushtet e ofertës së sektorit privat”, deklaroi Juncker mëngjesin e së martës.

Ministrat e Financës së eurozonës njoftuan se presin që kreditorët e sektorit privat në Greqi të pranojnë një shkurtim prej 50 për qind të vlerës së huave që i kanë dhënë shtetit.

Gjithashtu, ata bënë të qartë se mbështesin Greqinë në negociatat në fjalë përsa i përket kuotës së interesit që shteti helen duhet të paguajë për bondet e reja që do të zëvendësojnë ato aktuale të kontrolluara nga kreditorët.

“Ministrat u kërkuan kolegëve të tyre grekë që të insistojnë në negociata për t’i cuar normat e interesit për bondet e reja nën katër për qind”, deklaroi Juncker.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA