“Kundër importit të mbetjeve”

11/01/2012 00:00

Aleanca Kundër Importit të Mbetjeve ka kërkuar zhvillimin e një anketimi
mbi ligjin e menaxhimit te mbetjeve, i cili është shtrirë në 600
familje, ku janë pyetur persona të moshës mbi 18 vjeç.

Të pakten 78.4 % e personave te intevistuar nga IDRA kane deklaruar se jane kunder importit te mbetjeve ne Shqiperi.

“Në këta njerëz që deklarojnë se do të shkojnë dhe do të votojnë pjesa më e madhe e tyre, 78.4 përqind do të votojnë kundër importit të mbetjeve. Vetëm një pjesë e vogël e tyre, rreth 9.2 përqind do të votojnë pro importit të mbetjeve. Pjesa tjetër 6.3 përqind e njerëzve nuk do të votonin, nuk do të merrnin pjesë në këtë referendum, ndërsa 6.2 përqind e po këtyre të anketuarve në zonat urbane të Shqipërisë nuk janë të sigurt nëse do të votojnë pro ose kundër importit të mbetjeve nga jashtë Shqipërisë”, thotë Ermal Cela, nga IDRA.

82 përqind e personave te intervistuar ishin te informuar mbi Ligjin per Menaxhimin e Mbetjeve dhe banoret e kryeqytetit kishin njohuri me te medha. 70 % e te pyeturve pohuan se ky ligj lejon importin e mbetjeve dhe 80 përqind e tyre kane saktesuar se importi i mbetjeve nga jashte eshte nje çështje mjaft e rendesishme per vendin tone, por edhe per jeten e tyre. Kompania qe eshte marre me hulumtimin e tregut tha se perqindja e gabimit ne kete anketim eshte vetem 4 përqind.

Referendumi kundër plehrave, nis fushata

Aleanca Kundër Importit të Mbetjeve ka hapur fushatën për mbledhjen e 50 mijë firmave, që janë të domosdoshme për mbajtjen e referendumit popullor, për të hedhur poshtë Ligjin për Importin e Mbeturinave.

Perfaqesuesit e kesaj Aleance thane se deri ne muajin shkurt do te mblidhen firmat ne qytete te ndryshme te vendit.

“Qëllimi i referendumit është për t’i thënë jo importit të mbetjeve të plehrave nga jashtë. Të garantojmë zbatimin e ligjit të menaxhimit të mbetjeve tona, i cili nuk ndikohet aspak nga heqja e tre neneve që pretendojmë ne. Kërkesa jonë do të miratohet pasi të kemi mbledhur 50 mijë firma nga qytetarët e Shqipërisë”, tha Kozara Kati, përfaqësuese e Aleancës kundër Importit të Plehrave.

Pas mbledhjes se 50 mije firmave Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet te vendose per mbajtjen e referendumit, në të cilin shqiptaret duhet te votojne, nese jane apo jo dakord qe ne Shqiperi te importohen mbeturina per arsye riciklimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA