SHBA, kandidatët republikanë përplasen në debate

09/01/2012 00:00

Ish-guvernatori i Masacusets, Mitt Romney është shënjestruar nga
kandidatët e tjerë republikanë, përpara zgjedhjeve paraprake të New
Hampshire.

Në debatin televiziv të së dielës, programi i tij ekonomik është cilësuar “i ndrojtur” dhe kredencialet e tij politike u vune ne pikepyetje. Debati i se dieles është i dyti në më pak se 24 orë dhe u transmetua nga emisioni “Meet the Press” i NBC, unioni i New Hempshire dhe Facebook. Ish-kreu i Dhomës së Përfaqesuesve Newt Gingrich duke bere nje permbledhje të kandidimeve të Mit Romney-t thote: ” E kuptoj që drita e kuqe nuk do të thotë asgjë për ty sepse ti je kandidati kryesues, a mund te zbresim pak nga marrezirat fanatike? Fakti eshte se ti kandidove ne ’94 dhe humbe. Per kete arsye nuk ishe ne Senat me Rick Santorum. Fakti ishte se kishe nje renditje te keqe të rizgjedhjes. Ti le detyren. Ke qendruar jashte shtetit per thuajse 200 dite, duke u pergatitur per garen presidenciale. Ti humbe ndaj McCainit sic bere edhe perballe Kenedit. Tani iu ktheve gares. Ti ke kandiduar vazhdimisht per vite dhe vite me rradhe”.

Ndërsa kandidati Romney tha: “Njerezit me kane pare gjate mandatit si guvernator dhe pane se isha nje konservator i vendosur dhe solla ndryshime te rendesishme ne Masacusets. Ata e pranuan se ula taksat 19 here, balancova buxhetin, gjate kohes qe isha Guvernator”.

Në debat, i pranishëm John Hunstam u shpreh: “U kritikova mbremjen e kaluar nga Guvernatori Romney, sepse po e vendos ne vend te pare vendin. Ai me kritikoi ndersa bente fushate per te shtuar fondet. Dua te jem i qarte, une gjithnje e kam vendosur vendin ne vend te pare”.

Ish-senatori i Pensilvanise, Rick Santorum qe humbi zgjedhjet paraprake te Iwoa-s me tete vota e pyet Romney-n se perse nuk kerkoi nje mandat te dyte si Guvernator? Por Romney zgjodhi taktiken e sulmit kundër Barack Obama-s duke i lene kandidatet e tjere te debatojne mes tyre.

Por presidentit amerikan iu referua edhe Guvernatori i Teksasit, Rik Perry, i cili e quajti socialist Barack Obama-n. “Nuk mendoj se baballaret e kombit- tha ai- deshirojne qe vendi yne te behet socialist”.Prej fitores në Iowa, Mit Romney kryeson ndaj kandidatëve të tjere. Fituesi, që do të përcaktohet nga Konventa e Gushtit, do të jetë kandidati republikan perballe presidentit amerikan, në zgjedhjet presidenciale.

Zgjedhjet paraprake apo te Komiteteve drejtuese te Partise Republikane do te zhvillohen ne secilin shtet, ne gjashte muajt e ardhshem perpara se kandidati te kurorezohet nga Konventa e Gushtit.  Votimet ne New Hampshire, Karolinën e Jugut dhe Florida jane ato- qe sipas kritikeve- do t’i japin formen gares brenda Partise Republikane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA