Bllokohen bashkëatdhetarët kosovarë në pikën kufitare në Merdarë e cila lidhë Kosovën me Serbinë. Autoritetet policore të Serbisë nga e premtja kanë ngadalësuar punën.

Për pasojë qindra automjete tash e tre ditë presin me orë të tëra për të kaluar nga Kosova në Serbi. Këta janë kryesisht shqiptarë që jetojnë në shtetet perëndimore por të cilët kanë kaluar festat e fundvitit në vendlindje.

 “Në Kosovë ndodh gjithcka”, kështu e përshkruan me pak fjalë Arieta pritjen e saj 20 orëshe në kufi ndërsa e dëshpruar tregon se tashmë ka humbur vendin e saj të punës në Gjermani

Të irrituar nga kjo pritje, qytetarët kritikojnë institucionet e Kosovës që  nuk i kanë informuar për këtë situatë në mënyrë që ata të shfrytëzojnë rrugët e tjera për udhëtim.

Burimet brenda policisë së Kosovës tregojnë se autoritetet serbe qëllimisht po tregohen neglizhentë në këtë proces sidomos pas pritjes që iu bë në Kosovë presidentit të Serbisë Boris Tadic.

Por nga arsyetimet që dha pala serbe në kufi është se ka numër të madh udhëtarësh me letërnjoftim të Republikës së Kosovës. Dhe për secilinnga ta duhet plotësuar ky formular i cili shërben për identifikimin e tyre nëterritorin e Serbisë. Por një formular të njëjtë e plotëson edhe pala kosovare për të cilën duket se nuk ka problem, pasi rruga nga Serbia në Kosovë është tërësisht e lirë. 

Policia e Kosovës në pamundësi për të ofruar zgjidhje tjetër, sygjeron bashkëudhetarët që të kalojnë nga pika tjetër kufitare, Dheu i Bardhë e cila ndodhet në aksin rrugor Gjilan Bujanoc.

“Arsyetimi i tyre shpesh herë ka të bëjë me probleme teknike, me regjistrimin e  qytetarve, sipas formave të tyre dhe shpesh herë kanë pengesa në ndërprerjen e rrymës elektrike”, tha Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Këto vështirësiduket se nuk janë parashikuar nga qeveria e Kosovës e cila megjithëse është pjesë e marrëveshjes për lëvizjen e lirë me Serbinë nuk ka reaguar ndaj kësaj situate.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA