Prifti: Video të reja korrupsioni

05/01/2012 19:45

I pyetur për pretencën e se premtes që pritet të lexohet nga prokurorët në procesin gjyqësor ku ish-Zv/Kryeministri Meta është akuzuar për korrupsion aktiv, pas publikimit të një video-regjistrimi nga ish-Ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, Kreu i LSI-se e quajti ate si një cështje që i përket të shkuarës.

”Nuk jam i gatshëm të merrem me çështje tashmë ordinere që i takojnë vitit të kaluar. Jemi këtu për t’u marrë me çështje të mëdha dhe tepër serioze”, komentoi Meta.

I menjëhershëm ishte reagimi Dritan Priftit i cili nëpërmjet një deklarate për shtyp premton se do të publikojë të tjera video, përmes të cilave, siç thotë ai, do t’i tregojë me zë dhe figurë vjedhje të reja dhe të vjetra të çiftit Meta-Kryemadhi.

“Sot Ilir Meta ka dalë në një konferencë shtypi për të folur për prioritetet e LSI-së dhe se ky do të jetë vit suksesesh për shqiptarët. Ky hajdut hipokrit sot ka shfaqur në një mbledhje të LSI paradite disa pjesë të shkëputura dhe pa zë të videos Prifti-Beqiri”, thuhet në fillim të deklaratës së Priftit.

Dritan Prifti dyshon se kjo video ka rrjedhur nga ekspertët  pasi ajo ka qenë  vetëm në pajisjet që i janë dorëzuar prokurorisë dhe janë nënshtruar ekspertizës para dy muajsh. “Ky hajdut me çizme përpiqet të bëjë shantazh ndaj meje një ditë përpara pretencës që do të jepet neser nga Prokuroria në gjyqin ndaj tij”.

“Sa të mbyllen hetimet”, vijon Prifti, “shqiptarëve do t’ia tregoj unë këtë video. Do t’i tregoj pjesët me zë dhe figurë që censuron Meta dhe si ai trajton marrëdhëniet me miqtë dhe ndërkombëtarët”.

Dritan Prifti në deklaratë thekson se Meta s’ka shpëtim. “Pasi t’ia mbyllë gjykata me lekë këtë çështje, atij do t’i hapet tjetra menjëherë. Nuk ka burrë që më bën mua shantazh. Do të ishte mirë që kryesia ta dëgjonte videon me zë dhe të plotë për të kuptuar se cili është kryetari i tyre”.

Në fund të deklaratës, Dritan Prifti thotë se  angazhohet  që 2012-ta të jetë viti i transparencës dhe të vërtetës për çdokënd që pretendon të qeverisë këtë vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA