Lionel Messi është golashënuesi më i mirë i vitit 2011, sipas Federatës Ndërkombëtare të Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS).
Në këtë klasifikim llogariten vetëm golat e ndeshjeve ndërkombëtare dhe atyre olimpike, të zhvilluara nga janari deri në dhjetor të vitit 2011.
Messi kryeson renditjen me 19 gola, të shënuara me Barcelonën dhe Argjentinën, i ndjekur nga kolumbiani Radamel Falcao, i cili ka shënuar 17 gola me Porton dhe Atletico Madrid.
Në vend të tretë jordanezi Hasan Abdel Fattah Hasan Mahmoud me 16 gola.
Ja renditja e 10 të parëve:
1. Lionel Messi (Barcelona/Argjentina) 19 gola
2. Radamel Falcao (Porto/Atlético Madrid /Kolumbia) 17 gola
3. Hasan Abdel Fattah Hasan Mahmoud (Kuwait SC/Kuwait-City/Al-Wehdat Club Amman/Jordania) 16 gola
4. Mario Gómez (Bayern Munchen/Gjermania) 16 gola
5. Javier Hernández (Manchester United/ Meksika) 15 gola
6. Sunil Chhetri (East Bengal FC Kolkata/India) 14 gola
7. Neymar (Santos/Brazil) 14 gola
8. Abdullah Khaled Deeb (Al-Wehdat Club Amman/Jordania) 13 gola
9. Eduardo Jesús Vargas (CD Universidad de Chile Santiago/Kili) 13 gola
10. Cristiano Ronaldo (Real Madrid/Portugalia) 12 gola
Top Channel