Pato: Allegri nuk më thotë çfarë duhet të bëj

27/12/2011 15:25

Pato u ankua për mungesën e komunikimit me trajnerin Massimiliano Allegri në një intervistë për ‘Corriere dello Sport’, duke theksuar se tekniku i Milanit “nuk i thotë se kush janë gjërat në të cilat ai gabon”.

“Trajneri është shprehur se unë duhet të përmirësohem në lojën time, por është ai që duhet të më thotë se kush janë ato aspekte që kanë nevojë për përmirësim. Pres që të më sugjerojë mënyrat se si mund të korrigjoj gabimet. Këtë gjë e bënte Ancelotti. Ai më thonte gjithmonë çfarë duhet të bëja në fushë”, theksoi sulmuesi brazilian.

Pato deklaroi gjithashtu se objektivat e këtij sezoni janë sërish fitorja e kampionatit me fanellën kuqezi dhe të shkojë deri në fund në Ligën e Kampioneve.

“Dua ta fitoj sërish titullin kampion në Serinë A me Milanin dhe të ecim sa më shumë në Champions. Gjithashtu synoj të marr pjesë në Olimpiadën e Londrës me Brazilin dhe të fitoj medaljen e artë”, nënvizoi 22-vjeçari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA