Zbulohet “Grimca e Zotit”

14/12/2011 01:40

Shkencëtarët e “Përplasësit të Madh të Hadrone”, po mundohen të jenë të përmbajtur, për të thënë se kanë zbuluar gjurmë të të ashtuquajturës, “Grimca e Zotit”. Të dhënat u paraqitën në Gjenevë të Zvicrës në një seminar të organizuar nga CERN.

Grimca, konsiderohet si mjeti nga i cili cdo gjë në Univers merr masën e vet. Në fakt, kjo ka ngjallur entuziazëm, por shkencëtarët thonë se ende mungojnë disa të dhëna për ta quajtur “Zbulim”. Por nëse i tillë do jetë, atëherë do të ishte hapi më i madh shkencor në këto 60 vitet e fundit.
 
Është e rëndësishme sepse do t’na lejojë ta kuptojmë universin, i vëzhguar përmes eksperimenteve. Ekzistenca e saj mund të shënojë hapa përpara në teoritë e unifikimit, të verifikuara nga forcat bërthamore dhe eletromagnetike, por që ende përjashtojnë gravitetin.

Kjo grimcë ishte një përbërës që i mungonte të ashtuquajturit “Standart Model”, që njihet në fizikë si udhërrëfyesi që përshkruan ndërveprimin e grimcave apo forcave të ndryshme.

Kërkimi u bë nga dy ekipe të ndryshme dhe eksperimentet u pagëzuan CMS dhe Atlas. Rezultatet e eksperimenteve ishin thuajse të njëjtë, për të njëjtën masë, nga 124-125 gigaelektron/volt.

Zëdhënësi i eksperiment CMS, Guido Toneli tha se tejkalimi përputhet me “Modelin Standart” Higs, afër 124 gigaelektronvolt, por ende nuk mund ta themi me gojën plot”.

“O Zot”, ky ishte komenti i parë i  82 vjecarit Peter Higs, i befasuar nga dy përfundimet e përafërta të dy eksperimenteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA