Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin ka deklaruar
se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, paraqet parakusht të
domosdoshëm për përparim më të shpejtë të Serbisë drejt Bashkimit
Evropian, sepse pa arritjen e stabilitetit të plotë rajonal dhe të
bashkëpunimit, asnjë shtet i Ballkanit Perëndimor nuk mund të ketë qasje
në BE.

Kacin, ben te ditur Europa e Lire, ka theksuar se askush nga politikanët e BE-së asnjëherë nuk ka kërkuar nga Serbia që ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Mendoj se Serbia, në vend se ta pranojë pavarësinë e Kosovës, më parë duhet ta pranojë se serbët në Kosovë janë pjesë e zgjidhjes: se ata në jug kanë dalë në zgjedhjet e atjeshme; se i kanë 14 deputetë në Kuvendin e Kosovës; dhe se i kanë tre ministra në Qeverinë e Hashim Thaçit”, ka thënë Jelko Kacin, për gazetën novosadase, “Dnevnik”.

Ai, po ashtu, ka përkujtuar se në veri të Kosovës qëndrojnë barrikadat dhe demonstruesit i sulmojnë forcat ndërkombëtare, në mesin e të cilave janë edhe ushtarët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Gjithashtu,  Kacin e ka kritikuar nënkryetarin e Qeverisë së Serbisë në largim, Bozhidar Gjelic, duke thënë se “fjalët e tij të rënda në llogari të Gjermanisë, javën e kaluar, nuk kanë dhënë fryte”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA