Një grup terrorist islamik, “Al-Shabab”, ka krijuar një profil në rrjetin shoqëror “Twitter”, me bindjen se ai do t’i ndihmojë në luftën e tyre të armatosur për të kontrolluar Somalinë.
Al-Shabab, i regjistruar me emrin “HSM Press”, krijoi profilin në datën 16 shtator, por vendosi statusin e tij të parë vetëm të premten.
”HSM Press” është shkurtimi i emrit të gjatë të lëvizjes, Harakat al-Shabaab al Mujahideen, ndërsa Press, për të treguar se faqen, terroristët kanë ndërmend ta përdorin si një zyrë shtypi.
Aktualisht, 927 persona janë regjistruar si ndjekës të faqes në “Twitter”, ndërsa ashtu siç ishte e pritshme nga një faqe e një rrjeti terrorist, ata nuk ndjekin asnjë person apo grup tjetër.
Statusi i parë i organizatës ishte një frazë në arabisht, e cila e përkthyer ka kuptimin: “Në emër të Allahut, më të madhërishmit, më të mëshirshmit”.
Midis 23 njoftimeve, përfshihen raportime për “martirët” e vetvrarë në sulme kamikaze, detaje të luftrave të përgjakshme në kryeqytetin Mogadishu dhe sugjeroheni si linqe të tjera në internet, që të dërgojnë në faqe që shprehin një qëndrim shumë më ekstremist të grupit mbi çështjet fetare.
Lëvizja vjen disa javë pasi kryekomandanti i ushtrisë keniane, Emmanuel Chirchir, hapi një profil në “Twitter” për të informuar rreth suksesit që ushtria e tij, po arrin në luftën ndaj organizatës thellë në territorin somalez. Faqja në fjalë ka 10 mijë ndjekës.
Top Channel