Itali, arrestohet bosi i mafias napolitane

07/12/2011 00:00

Konsiderohej i kërkuari numër 1, i klanit te Casalezeve të mafjes napoletane, bosi Michele Zagaria, i cili u arrestua sot në Caserta.

53 vjeçari kërkohej që në vitin 1995, për aktivitet mafioz, vrasje, shantazhe, rrëmbime dhe vepra të tjera penale. Ai u gjet në një banesë i fshehur në një dhomë të nëndheshme, mes saj dhe dyshemesë kishte 5 metra beton arme dhe forcat e rendit kanë përdorur çekiçet pneumatikë për të arritur ta kapin.

Me sa dihet bunkeri i krijuar nga bosi kishte një dalje të dytë që ishte e bllokuar për një difekt të sistemit të hapjes.

Kur është kapur Michele Zagaria si me ironi ka thënë: Fitoi shteti.

Në fakt arrestimi i tij konsiderohet një sukses i madh për të cilin forcat e rendit dhe prokuroria u përgëzuan nga autoritetet më të larta, përfshirë dhe presidentin e Republikes Giorgio Napolitano.

Një nga personat që është shprehur më i lumtur për kapjen e superbosit është shkrimtari Roberto Saviano, i cili në librin Gomorra zbuloi aferat e klanit të Casalezeve dhe që ka vite që jeton nën mbrojtje për shkak të kërcënimeve për jetën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA