Senati Amerikan miratoi njezeri sanksionet e reja ekonomike ndaj Iranit,
pavaresisht paralajmerimeve se nje levizje e tille, vjen me pasoja. Masat marrin me se shumti ne shenjester industrine e naftes se Republikes Islamike.
100 pro dhe asnje kunder ishte rezultati i votimit per sanksionet qe ndalojne ne tregun amerikan çdo biznes apo institucion financiar, i cili ka lidhje me Bankën Qendrore të Iranit. Perpara se te shnderrohet ne ligj, iniciativa duhet te marre edhe driten jeshile te Dhomes se Perfaqesuesve e ne fund, firmen e presidentit Obama, i cili shprehet skeptik.
Per Shtepine e Bardhe, sanksionet mund te demtojne aleatet e te dobesojne mbështetjen ndërkombëtare për përpjekjet kundër programit bërthamor të Iranit.Obama ne fakt eshte treguar mjaft i kujdesshem, kur flitet per masa me te rrepta ndaj Iranit, pikerisht nga frika e luhatjeve qe mund te shkaktojne ato ne tregun e naftes ne nje kohe paqartesish te medha ekonomike per shume amerikane.
Perpos kesaj, privimi i tregjeve globale nga nafta iraniane mund te coje ne nje rritje te menjehershme te cmimit te arit te zi. Sa per Banken Qendrore Iraniane, Shtetet e Bashkuara ua kane ndaluar tashme bankave te tyre cdo lloj aktiviteti me te. Por me sanksionet e reja, te hartuara nga demokrati Robert Menendez dhe republikani Mark Kirk, edhe bankat e huaja qe bejne biznes me banken e Iranit do te perjashtohen nga sistemi financiar amerikan.
Vendimi i Senatit Amerikan pason hapin e hedhur nje dite me pare nga Bashkimi Europian, qe shtoi presionin ekonomik ndaj Teheranit me vendosjen e sanksioneve te reja qe prekin 180 zyrtarë dhe kompani te ketij vendi. Ne takimin e Brukselit u ra gjithashtu dakort për të shqyrtuar masa të tjera ndëshkuese në të ardhmen kundër transporteve të Iranit dhe sektorëve jetikë të energjisë.
Top Channel