Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker deklaron se Ballkani
Perëndimor duhet të zgjidhë sfidat për të qenë në një hap me vendet e
tjera europiane.
Reeker fillimisht tha se Shtetet e Bashkuara ndajnë me Bashkimin Evropian një vizion të përbashkët për Ballkanin Perëndimor, e ardhmja e rajonit është në radhët e BE-së.
“Ky është angazhimi i Shteteve të Bashkuara – qoftë për Serbinë, Kosovën, Bosnjën apo vende të tjera: synimi është të forcojmë paqen, të forcojmë demokracinë dhe stabilitetin. Këtë po e realizojmë me partnerët tanë evropianë”, tha Reeker.
Sipas tij, për arritjen e kësaj perspektive, rruga e vetme mbeten reformat dhe dialogu. Ai tha se zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, paraqesin shqetësim të përbashkët të të gjithë anëtarëve të NATO-s.
“Ritheksoj se përdorimi i dhunës kundër KFOR-it është krejtësisht i papranueshëm. Ne dënojmë sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it”, thotë Rreker, bën të ditur Telegraf.
Zëvendëssndihmës Sekretari i Shtetit përshëndeti deklaratën e Presidentit të Serbisë Boris Tadic, që bëri thirrje për largimin e barrikadave në kufirin e Kosovës me Serbinë.
Top Channel