“Kurbani” mbërrin në Vlorë

01/12/2011 22:50

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka promovuar librin “Kurbani” në qytetin e Vlorës.

Në një auditor të zgjeruar, ku ka patur intelektualë, lexues, dashamirës së librit dhe shumë studentë, Rama ka qenë pjesë e një bashkëbisedimi. Rama ka preferuar që diskutimet të mbahen larg problemeve partiake.
 
 “Ajo që më bie në sy është se këtu ka shumë të rinj, të cilët nuk i kam parë në mbledhje partie dhe nuk dua të kaloj vëmendjen në cështje të tjera”, tha Rama.
 
Gjithsesi disa herë auditori ka pyetur në lidhje me politikën, apo qëndrimet e tij në të ardhmen. Rama nuk ka lënë pa prekur gjithsesi motivin nga i cili ka marrë shkas edhe libri.

“Këtu ka një filozofi. Mund të vjedhësh vetëm nëse je me mua. Është shëmbulli më rrënqethës, ku politika dhe ata që qeverisin i thanë popullit, vjedhja nuk është dicka e papranueshme, por është diçka relative, varet se kush e bën dhe nga ana tjetër u thonë fëmijëve dhe të rinjve, po vodhe dhe je i zoti ta përvetësosh, je i respektueshëm kjo është kapërcimi i cdo lloj pragu”, shtoi kryetari socialist  Rama.

Në fund të bashkëbisedimit Kryetari i Partisë Socialiste ka dhënë autografe për të pranishmit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA