Presidenti i Bankes Qendrore Europiane Mario Draghi shikon rritje te
rreziqeve per uljen e parashikimeve mbi një rritje te ekonomise e
Eurozones.
Edhe masat e perkoheshme te BQE-se, sic eshte blerja e borxhit qeveritar, sipas Draghi-t do te jene te limituara. e me te tilla pohime, ai rishpalli serish rolin kyc te bazes ne kontrollin e inflacionit.
“Ajo qe une besoj eshte se unionit tone ekonomik dhe monetar i nevojitet nje baze e re fiskale- nje riperterije rrenjesore e rregullave fiskale dhe angazhimeve te perbashketa qe qeverite e zones se euros kane ndermarre”, tha Draghi.
Rishikimi i rregullave fiskale te rajonit eshte per Draghi-n element i nje rendesie kyce per rikthimin e besimit. “Eshte koha, – thote ai – qe skicimi i Eurozones t`i pershtatet nevojave te unionit monetar. Banka Qendrore Europiane eshte e ndergjegjeshme per veshtiresite e vazhdueshme me te cilat hasen bankat e sidomos persa i takon grumbullimit te kapitalit”.
Nje dite me pare bankat qendrore më të mëdha të botës, moren masa të bashkërenduara ne mbeshtetje te sistemit financiar global, te cilat prodhuan nje rritje te çmimit të aksioneve.
Rezerva federale amerikane, BQE-ja, Banka e Anglisë dhe bankat qendrore të Japonisë, Kanadasë dhe Zvicrës deklaruan se që nga e hëna dollari do të huazohet 0.5 për qind më lirë. Masat synojne rritjen e qarkullimit te kapitalit per bankat europiane te ngerthyera ne krizen e borxheve si dhe nxitjen e aktivitetit ekonomik neper bote.
Top Channel