DASH: Të shqetësuar për marrëdhëniet me Pakistanin

28/11/2011 20:55

Departamenti Amerikan i Shtetit shprehu shqetësimin e tij në lidhje me të ardhmen e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit.

DASH shqetësohet për pasojat që do të rrjedhojnë pas sulmit aksidental ajror të NATO-s në kufirin mes Afganistanit dhe Pakistanit që la 24 ushtarë pakistanezë të vrarë. Ngjarja në fjalë ka përshpejtuar marrëdhëniet diplomatike mes Uashingtonit dhe Islamabadit, të cilat kanë qenë të brishta edhe para kësaj.

Departamenti i Shtetit kërkon ndjesë për incidentin në fjalë dhe fton Pakistanin të mos bojkotojë konferencën për Afganistanin që do të mbahet javën e ardhshme në Bon.

Pakistani ndaloi trupat e NATO-s të përdornin territorin e tij si vend tranzit për transportin e municioneve, karburantit e pajisjeve të tjera për trupat e Aleancës në Afganistan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA