Seria A, fitojnë Inter, Cezena dhe Palermo

27/11/2011 00:00

Në javën e 13-të Serisë A, Interi ka arritur të sigurojë fitoren dhe tre pikët falë një goli të shënuar nga Luk Kastanjos në fund të takimit ndaj Sienës.

Palermoja arriti të mposhtë një Fiorentinë të mefshtë me golat e Mikolit dhe Ilcic dhe në të njëjtën kohë ngjitet në vendin e pestë të klasifikimin e përgjithshëm.

Një dygolësh i Mutusë i jep 3 pikët Cezenës. Ndërsa Kalajri dhe Bolonja janë ndarë në barazim 1-1 pas golave të Di Vaios dhe Contit me 11-metërsh.

Klasifikimi vazhdon të kryesohet nga Juventus me 25 pikë që nga ana e tij fitoi të shtunën ndaj Lacios, i ndjekur nga Udineze 24, Lacio 22 dhe Milan 21, por me një ndeshje më pak. Ndërkohë Cezena e Erjon Bogdanit pas fitores së djeshme i është larguar vendit të fundit në renditje.     

Top Channel