“Fitch” : Italia në recesion

26/11/2011 00:00

“Ka shumë mundësi që Italia të ndodhet në një fazë recesioni”. Kështu
lexohet në një komunikatë të Agjencisë Ndërkombëtare të klasifikimit të
kreditimit ‘Fitch’,  e cila ben parashikime afatgjata ne renie per tete
banka italiane.

Behet fjale per banka me permasa te mesme, si ‘Banca Popolare di Milano’ apo ‘Banca Popolare di Vicenza’. Sipas agjencise keto tete banka po mundohen te shkurtojne shpenzimet, por duket se nuk jane ne gjendje ta bejne kete sepse modeli i tyre i biznesit eshte i perqendruar ne nje rrjet te kushtueshem filialesh”.

Kjo agjenci specifikon se bankat italiane me permasa te mesme ndikojne ende ndjeshem ne sektorin e shitjeve me pakice, por paralajmeron se konkurrenca e forte mund te sjelle rrjedhoja negative per to.

Agjencia Fitch kujton se me 7 tetor ka ulur ne menyre drastike parashikimet per rritjen ekonomike te Italise, e cila ne klasifikimin e nivelit te kreditimit ra ne kategorine A+.

Drejtori i pergjithshem i Bankes se Italise Fabrizio Saccomanni deklaron se keto agjenci veprojne disi ne grup, “ne te njëjtin moment, shkojne te gjitha ne te njëjtin drejtim” shprehet ai.

Por shton se bankat italiane kane nje grade soliditeti absolutisht te pershtatshem me standardet evropiane. Ende nuk njihet reagimi e tregjeve ndaj ketij parashikimi te agjencise sepse komunikata eshte dhene te premten menjehere pas mbylljes se bursave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA