Ndërsa vëmendja është përqendruar tek vështirësitë e ekonomisë italiane, franceze apo spanjolle, mund të jetë Hungaria vendi i ri i Bashkimit Europian që mund të përjetojë një kolaps financiar.
Borxhet në vend kanë arritur sa 82% e të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa monedha vendase, forinti, është duke u përballur me një inflacion gjithmonë e në rritje.
Javën e shkuar, Budapesti i kërkoi FMN-së asistencë, kërkesë që burimet zyrtare e përsëritën edhe gjatë ditës së hënë.
”Qeveria ka nisur bisedimet me FMN-në dhe Bankën Qëndore Europiane për të arritur një marrëveshje të re, e cila në vend të masave të shkurtimit, të ndihmojë Hungarinë që të stimulojë rritjen e saj ekonomike”, konfirmoii Ministri hungarez i Ekonomisë.
Në një deklaratë, FMN-në përgjigjej se do të “trajtojë me vëmendje çdo plan që do t’i paraqitet nga Budapesti’. Në nëntor, forinti arriti vlerën e tij më të ulët në një dekadë, ndërsa kostoja e huamarrjes është bërë gjithmonë e më e shtrenjtë.
Inflacioni është një problem veçanërisht shqetësues për autoritetet, pasi shumica e kredive të marra nga bizneset dhe qytetarët janë siguruar në monedhë të huaj, veçanërisht në franga zvicerane.
Top Channel