Vijojnë përleshjet në sheshin Tahrir

21/11/2011 00:00

Përleshjet vazhdojnë mes demonstruesve dhe forcave te rendit ne sheshin
Tahrir te kryeqytetit egjiptjan teksa protesta ka hyre ne diten e saj te
katert.

13 vete u vrane kete fundjave dhe qindra te tjere u plagosen gjate operacionit per spastrimin e sheshit nga egjiptjanet e pakenaqur me vazhdimin e rolit te ushtrise ne politike. Mbi protesttuesit u perdoren shkopinjte e gomes dhe gazi lotsjelles.

Trazirat e reja, me te zgjaturat deri tani qe prej revoltes qe rrezoi nga pushteti Hosni Mubarakun ne muajin shkurt, po erresojne zgjedhjet e llogaritura te mbahen javen e ardhshme.

Shumë egjiptjane jane te zemeruar nga fakti qe Këshilli Suprem i Forcave të Armatosura, i cili mori pushtetin nga Mubaraku, ka përvijuar udhëzimet për një kushtetutë të re, e cila do të mbaje disa nga çështjet e ushtrisë jashtë kontrollit civil.

Ndaj udheheqjes se re ka edhe kritika për gjykimin e disidentëve civilë në gjykatat ushtarake. Protestat jane shtrire edhe ne qytete te tjera te vendit, si vazhde e indinjates ndaj Keshillit qe thuhet se po tenton të ketë kontrollin e vet në politikë, edhe nën një qeveri civile.

Autoritetet kembengulin se zgjedhjet, të parat që nga fillimi i kryengritjes, do të zhvillohen sipas planit. Por disa demonstrues druhen se lideret ushtarakë e kanë provokuar me qëllim dhunën, në mënyrë që të shtyhet votimi dhe të zgjatet mandati i tyre.

Tensione nje jave para zgjedhjeve

Demonstruesit u shpërndarë të
shtunën me forcë nga policia, që u detyrua të përdorte gaz lotsjellës,
plumba goma dhe të qëllonte në ajër me plumba të vërtetë, por janë
rikthyer të dielën në sheshin që u bë qendër e rezistencës kundër
ish-presidentit Mubarak.

Forcat e rendit kanë rritur masat e
sigurisë dhe kordonat rrethues pranë godinave qeveritare. Protestat janë
rikthyer në vendin me 84 milion banorë pasi një gjykatë vendosi që të
lejonte pjesëmarrjen e partisë së Mubarakut në zgjedhjet e para
parlamentare që do të mbahet që prej rënies së regjimit të tij
32-vjeçar.

Ky është shpërthimi më i dhunshëm në vend që prej
rrëzimit të Mubarakut në shkurt dhe vendosin në pikëpyetje të thellë
stabilitetin e arritur gjatë muajve të fundit.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA