Dhuna në Siri vazhdon ndërsa afati i vendosur regjimit të Bashar al
Assad-it nga Liga Arabe për t’i dhënë fund shtypjes së përgjakshme të
protestave anti-qeveritare, po afron.
Burime diplomatike siriane thonë se Damasku do t’i pranojë vëzhguesit e huaj për monitorimin e implementimit të marrëveshjes së paqes, vetëm se me kushte. Kreu i Ligës Arabe është aktualisht duke shqyrtuar propozimet e Sirisë për ndryshime në radhët e misionit të vëzhguesve. Afati i vendosur presidentit Assad është mesnata e sotme. Nëse ultimatumi nuk respektohet, Siria përballet me sanksione të ashpra. Në pritje të reagimit të saj ndaj presioneve ndërkombëtare, autoritetet atje vazhdojnë daren e hekurt mbi protestuesit. Aktivistet siriane thone se 11 vete jane vrare gjate perleshjeve te se premtes, ndersa frika se vendi po i drejtohet nje lufte te vertete civile, sa vjen e shtohet.
Mbeshtetesit e opozites jane skeptike ndaj iniciatives se delegacionit te 40 vezhguesve qe kerkon Damasku, nje numer shume me i vogel se 500 monitoruesit e propozuar nga Liga Arabe. Por autoritetet siriane perballen me nje dileme jo të vogel: nese lejojne stabilizimin e situates me vezhgues dhe terheqin trupat e tyre do te humbasin kontrollin ne pjese te tera te vendit.
Nga ana tjeter pezullimi i Sirise nga Liga Arabe, nuk ishte nje hap qe Damasku duhet ta marre shume lehte dhe zyrtaret e tij jane te ndergjegjshem per kete. Nje hap i tille u hodh edhe me Libine dhe ishte pikerisht perjashtimi i saj nga radhet e lidhjes qe bindi Keshillin e Sigurimit te OKB-së të autorizonte nderhyrjen ushtarake, e cila ndihmoi ne permbysjen e Muamar Gaddafi-t.
Londër, të hënën takim me opozitën siriane
Ministri i Jashtëm britanik pritet të takohet me drejtues të opozitës siriane në Londër ditën e hënë. Takimi me drejtues të Këshillit Kombëtar Sirian dhe Komitetit Kombëtar të Koordinimit për Ndryshime Demokratike zhvillohet pas disa muajsh kontaktesh diplomatike në prapaskenë.
Drejtuesit e rebeleve do te takohen edhe me keshilltare te kryeministrit Cameron. Britania eshte duke i bere presion regjimit te presidentit Assad pas dhunes se muajeve te fundit ku kane vdekur me mijera vete dhe ku po rritet frika se Siria eshte duke shkuar me shpejtesi drejt luftes civile.
Top Channel