Rusia: Në Siri po nis një luftë civile

17/11/2011 15:35

Ministri i Jashtëm i Rusisë deklaroi ditën e enjte se situata në Siri është duke i ngjasuar gjithmonë e më shumë një lufte civile.

Një ditë më parë, forcat opozitare kryen veprimin më të guximshëm gjatë revoltave disa-mujore, duke sulmuar një bazë të rëndësishme ushtarake, tregues i qartë i fuqisë së tyre në rritje.

Ministri Lavrov, në fjalën e tij nga Kremlini, i kërkoi të gjitha vendeve që kanë ndikim mbi palët ndërluftuese në Siri që të kontribuojnë për të vendosur paqen në vend.

Më parë gjatë javës, Turqia, një vend kufitar, lëshoi kritika të ashpra ndaj komunitetit ndërkombëtar, duke pretenduar se çështja siriane po neglizhohet, pasi “Siria nuk është një vend i pasur”. Ankaraja është shndërruar në një faktor kyç, duke negociuar me Lidhjen Arabe vendosjen e sanksioneve të ashpra ndaj qeverisë së Assadit.

Sipas vlerësimeve të OKB-së, më shumë se 3 500 persona kanë vdekur që prej fillimit të protestave në muajin mars. Autoritetet siriane, nga ana e tyre, fajësojnë për përshtjellimin në vend “bandat e armatosura” dhe “militantët” e paguar nga perëndimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA