Mbështetësit e Bashar al Assad-it kanë marrë serish ne shenjester disa
ambasada ne kryeqytetin Damask, pas ultimatumit qe i vendosi Liga Arabe
Sirise.
Dhuna e mbremjes se te shtunes eshte perseritur dhe turma e ka kthyer zemerimin e saj ndaj perfaqesive diplomatike te Katarit, Emirateve te Bashkuara Arabe dhe Marokut.
Liga arabe i dha regjimit te Assad-it tre dite kohe per te ndaluar represionin e pergjakshem te protestuesve, sic thuhet ne deklarate dhe per te lejuar ekipet e vezhguesve te huaj ne vend. Ministrat e Jashtëm të vendeve anetare te saj dhe Turqise u takuan te merkuren ne Marok, për të diskututar mbi masa të reja ndëshkuese kundër Sirisë, për shkak të vazhdimit të dhunës mbi protestuesit. Shefi i diplomacise turke, Ahmet Davutoglu e beri te qarte se qeveria siriane do t’i paguaje shtrenjte veprimet e saj.
Ndersa nje dite pas sulmit te dezertoreve mbi nje baze te ushtrise siriane prane Damaskut, homologu i tij rus Sergei Larvrov deklaroi se situata ka nisur te ngjasoje me nje lufte te vertete civile.
“Shohim lajmet televizive qe raportojne per nje force te re, nje e ashtuquajtur Ushtri e Sirianeve te Lire, qe organizoi nje sulm mbi nje ndertese qeveritare. Kjo tregon se situata ne Siri ka nisur t’i afrohet nje lufte civile. Eshte e nevojshme te ndalohet dhuna, pavaresisht se nga vjen ajo, sepse nuk vjen vetem nga strukturat qeveritare”, tha Lavrov.
E ndersa tensionet rriten, Franca vendosi te terheqe ambasadorin e saj nga ky vend, me pretendimin se ka patur shume akte dhune qe kane vene ne shenjester interesat franceze. Ministri i Jashtem francez Alain Juppe njoftoi gjithashtu edhe mbylljen e konsullatave ne qytete e Alepos dhe Latakiase, e po keshtu edhe institutet kulturore franceze.
Top Channel