Opozita siriane s’bind Moskën

16/11/2011 00:30

Udhëheqësi i opozitës siriane, Burhan Ghalioun dështoi për të bindur Rusinë t’i bashkohet apelit ndërkombëtar, për dorëheqjen e presidentit, Bashar Al Asad.

Kreu i Këshillit Kombëtar të Sirisë e bëri këtë deklaratë pas diskutimeve me diplomatët rusë, të cilëtiI kërkuan opozitës siriane të nisë bisedime me qeverinë e Asad.

“Progresi në rrugën e negociatave paqësore duhet të arrihet me një hap vendimtar, një hap të fortë simbolik, duhet të nisë me thirrjen e bashkësisë ndërkombetare, vendeve arabe dhe Rusisë për doreheqjen e Presidentit  Asad, që Siria të hyjë në një epoke të re”, tha Kreu i Këshillit Kombëtar të Sirisë, Burhan Ghalioun.

Përmes nje deklaratë, ministria e Jashtme ruse tha se cdo ndërhyrje e jashtme kundër Sirisë do të ishte e papranueshme. Kremlini bllokoi ndëshkimin e Sirisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara si dhe kritikoi vendimin e Ligës Arabe për pezullimin e Sirisë në organizatën rajonale. Pas bisedimeve në Moskë, Galiun tha:

“Ne nuk mund të ndryshojmë qëndrimin e qeverisë ruse ashtu si dhe ajo nuk mund të ndryshojë qendrimin tonë”.

Kreu i Këshillit Kombëtar të Sirise, organizata me qendër në Paris,  tha gjatë takimit se “Asad ndjehet i mbrojtur nga qeveria ruse. Ai nënvizoi se opozita nuk do të bisedojë me presidentin apo familjen e tij, të cilët i akuzon për gjakderdhjen e vazhdueshme në Siri.

Të hënën, mbi 70 persona humbën jetën në Siri. Të dielën një i ri 14 vjecar u qëllua për vdekje sepse nuk pranoi t’i bashkohej mitingut pro-qeveritar.
 
Mohamed Mlaesa u qëllua në kraharor dhe në kokë. Por të tilla pretendime nuk mund të verifikohen, pasi qeveria siriane ka kufizuar hyrjen e gazetarëve të huaj në vend.

Presionit ndërkombëtar, për largimin e Presidentit Bashar Al Asad iu bashkua, të hënën, mbreti i Jordanisë Abdullah, i pari udhëheqës arab që kërkon dorëheqjen e tij.

Ndërsa, Turqia deklaroi, të martën se do të pezulloje furnizimin me energji elektrike të Sirisë, nëse vazhdon shtypja e dhunshme e protestave anti-qeveritare.

“Ai ne vazhdimësi po mashtron popullin. Administrata siriane është në një vijë të holle e të rrezikshme, si ajo e tehut të thikës. Ne të gjithë dëshirojmë të mos hyjë në qorrsokak dhe të kthehet nga buzë gremina, sa më shpejt të jetë e mundur”, pati deklaruar Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA