Ekonomia e eurozonës, ku bëjnë pjesë 17 vende, u rrit me 0.2 për qind
mes korrikut dhe shtatorit krahasuar me tremujorin e dytë të vitit.
Kështu thonë të dhënat zyrtare të Eurostat, sipas të cilave e njëjta rritje është regjistruar në të njëjtën periudhë për GDP-në e Bashkimit Evropian.
Ekonomistët presin që ekonomitë evropiane të ngadalësohen edhe më shumë në tremujorin e fundit të vitit.
Shifrat vijnë në një moment kur diferencat mes normave të interesit për eurobondet në Francë dhe Gjermani kanë arritur një nivel rekord.
Boshllëku mes të ardhurave, ose normave të interesit, në eurobondet 10-vjecare gjermane dhe franceze u zgjerua në 1.726 pikë përqindjeje.
Ndërkohë, normat e interesit për eurobondet 10-vjecare italiane u rritën sërish mbi 7 për qind pasi ndryshimi i lidershipit të qeverisë nuk solli ndryshim tek besimi i tregjeve.
Ndërsa Republika e Irlandës dhe Portugalia kërkuan ndihma ndërkombëtare për të dalë nga situata, pasi të ardhurat e tyre e kaluan këtë nivel.
Normat e shlyerjes së eurobondeve janë një masë kyce për besimin e tregjeve tek aftësia e një vendi për të shlyer borxhet e tij.
Gjermania shihet si huamarrësi më i besueshëm në Evropë dhe sipas të dhënave të Eurostat, pjesa më e madhe e rritjes ekonomike vjen nga ky vend, i ndjekur nga Franca.
Top Channel