Partia Radikale Serbe ka kërkuar nga prokuroria e Republikës së Serbisë
ndjekje penale ndaj presidentit Boris Tadic dhe një sërë zyrtarëve të
tjerë.

Kjo, pasi sipas radikalëve, Tadic dhe vartësit e tij po e cojnë vendin drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Në kërkesën për ndjekje penale përfshihen edhe emrat e kryeministrit Mirko Cvetkovic, ministrit për Kosovën Goran Bogdanovic dhe negociatorit Borko Stefanovic.

“Ata kanë shkelur Kodin Penal dhe me marrëveshjet me Prishtinën kanë vënë në rrezik tërësinë territoriale të Serbisë”, ka deklaruar deputeti radikal Boris Aleksic.

Ndërkohë, shefi i ekipit negociator serb ka deklaruar se në radhët e koalicionit qeveritar ekziston konsensusi për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

Madje, Stefanovic ka paralajmëruar klasën politike serbe se aplikimi i marrëveshjeve të arritura do të ndodhë së shpejti. “Zbatimi do të ndodhë në një afat sa më të afërt.

Qeveria do të marrë vendime për tema si liria e lëvizjes, kadastrat dhe regjistrat e amzës”, ka deklaruar Stefanovic.

Ai ka theksuar se zbatimi i këtyre marrëveshjeve është vonuar nga burokracitë, por ka nënvizuar se së shpejti situata do të ndryshojë.

“Së shpejti do të jemi dëshmitarë se të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel do të ekzekutohen”, ka thënë Stefanovic.

Ai i ka vlerësuar si “të pasakta” dhe “dashakeqe” deklaratat e disa zyrtarëve se, Serbia ka njohur Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA