Obama: Irani nuk duhet të përdorë programin bërthamor

14/11/2011 00:00

Nga samiti i APEC-ut ne Hawai, presidenti amerikan Barak Obama deklaroi
se Amerika do te konsultohet me Kinen dhe Rusine, të cilat sipas tij
ndajne me Shtetet e Bashkuara te njejtin objektiv te frenimit te
Teheranit nga prodhimi i armeve berthamore.

Bisedimet duhet te sherbejne per te gjetur menyrat e arritjes se ketij qellimi.

“Fola si me presidentin Medvedev, ashtu edhe me presidentin Xhintao dhe qe te tre u pajtuam me idene se Irani nuk duhet ta perdore programin berthamor per prodhimin e armeve atomike e te nderseje nje gare nukleare ne rajon. Kjo eshte ne interesin e te gjitheve. Sesi do t`ia arrijme, kete do ta shohim permes konsultimeve pergjate javeve ne vazhdim, ku do te diskutojme edhe cfare opsionesh te tjera kemi”, u shpreh Obama.

Shefi i Shtepise se Bardhe e beri te qarte se ai vete do te preferonte rrugen diplomatike me Iranin dhe se sanksionet ekonomike jane goxha thumbuese, megjithate shtoi se te gjitha mundesite mbeten ne tryeze. Republika islamike me arme berthamore do te ishte nje kercenim jo vetem per rajonin, por edhe per Shtetet e Bashkuara, argumentoi ai. Presidenti amerikan permendi edhe problemet me politikat e monedhes kineze.

Pekini, sipas tij, nuk po ben aq sa duhet per te lejuar rritjen e vleres se juanit, e cila qendron ne zemer te mosmarreveshjeve mes dy vendeve keto vitet e fundit. Per Obamen, mbajtja e juanit ne nivele te uleta po corienton mbare ekonomine globale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA