Itali, qeveria e re

13/11/2011 00:00

Duke bërë shaka me gazetarët sot në mëngjes, senatori Mario Monti tha: “Sot është një diëe e shkëlqyer”, duke bërë sikur i referohej kohës, por në të vërtetë sot qe një ditë e bukur për të.

Pas konsultimeve me forcat politike, Presidenti i Republikës Giorgio Napolitano e ngarkoi që të formojë qeverinë e re italiane, një ditë pas dorëheqjes së Silvio Berlusconit.

Gjatë gjithë ditës në presidencë kaluan përfaqësuesit e partive kryesore të cilët mbështetën kandidaturën e Mario Montit, secili duke vënë disa kushte.
Grupimi i majtë, nëpërmjet Pierluigi Bersanit, kryetar i Partisë Demokratike, do të mbështesë këtë qeveri teknike emergjence, madje i kërkon asaj që të punojë jo vetëm për të nxjerrë vendin nga amullia ekonomike, por duhet të kryejë edhe një sërë reformash, nga ajo e ligjit zgjedhor deri tek pakësimi i numrit të deputeteve.

Italia e Vlerave, e Antonio Di Pietro kërkoi që kjo qeveri të jetë me afat dhe do të shqyrtojë më parë skuadrën e ministrave.

Ndërsa forcat e qëndrës duan këtë qeveri deri në vitin 2013, kur mbaron legjislatura. Sekretari i Partisë së Popullit të Lirive, grupimi i djathtë i Silvio Berlusconit, deklaroi se do të mbështesë kandidaturën e Mario Montit me preferencën e një qeverie të përbërë vetëm nga teknikë.

Lidhja e Veriut e Umberto Bossit do të jetë kundër.
Me sa duket lista e ministrave do të jepet ditën e hënë, ndërsa që të martën në Senat është në program votëbesimi për qeverinë e re.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA