SHBA, të shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë

12/11/2011 18:55

Disa të shtëna armësh zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e së premtes pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington.

Për momentin nuk ka asnjë tregues që incidenti të jetë i lidhur me selinë presidenciale apo me presidentin Barack Obama.

“Nuk ka asnjë provë për të lidhur incidentin me Shtëpinë e Bardhë apo me presidentin e Shteteve të Bashkuara”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë, David Schlosser.

“Mendoj se gjëja e vetëm interesante ka qenë vendi ku janë regjistruar të shtënat”, citohet zyrtari i policisë nga rrjeti informativ CNN.

Pavarësisht të shtënave, presidenti Obama nuk ndodhej në rezidencën e tij pasi është në Hauai, ku do të presë disa përfaqësues shtetesh për një samit.

Por të shtënat përbëjnë me të vërtetë një risi, duke pasur parasysh faktin se një rrezik sado i vogël për presidentin amerikan vë në lëvizje një ushtri agjentësh sigurie, të gjithë profesionistë të rangut të lartë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA