Një monument i ri i Pavarësisë?

11/11/2011 00:00

Deklarimi i kryeministrit për një monument të ri të Pavarësisë ka
ngjallur reagime në Vlorë. Deputetët e këtij qarku e shikojnë këtë
inisiativë të kryeministrit si një përpjekje për të zhbërë historinë dhe
për të anashkaluar Vlorën, si qyteti simbol i shpalljes së Pavarësisë.

Vetem nje vit para 100-vjetorit te Pavaresise, ne qytetin e Vlores thuhet se ka mungese ne investime, per te perkujtuar kete dite te rendesishme per kombin.

“Me c’degjova, Vlora nuk ishte përmendur fare për asnjë lloj investimi, kur duhet të mendosh që duke filluar që nga Muzeu i Pavarësisë, muzetë e qytetit, Monumenti i Pavarësisë në qendër të Qytetit, Teatri, Pallati i Kulturës, Biblioteka, në të gjitha duhet ndërhyrë patjetër dhe ai është një vit i vecantë, në të cilin patjetër ne të gjithë duhet të shfrytëzojmë, për të thithur sa më tepër investime në Vlorë dhe për të treguar se Vlora dhe vetëm Vlora do të jetë epiqendra e aktiviteteve me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë”, tha Istref Dobi nga Qendra Kulturore e Vlorës.

Me te njejtat tone ka reaguar edhe deputeti Eltar Deda, i cili ka leshuar akuza ndaj kryeministrit.

“Nuk mund të zhbëhet historia për të zhbërë një qytet, pasi kryeministri ka prej vitesh që qytetin e Vlorës, e ka lënë pas dorë në drejtimin e investimeve. Tashmë me këtë deklarate ka prekur jo vetëm qytetarin e Vlorës, por të gjithë Kombin shqiptar në një pikë shumë të rëndësishme, që është ajo e pavarësisë dhe e krijimit të shtetit shqiptar. Qyteti i Vlorës, Sheshi i Flamurit, me atë monument prej shumë vitesh është kthyer në një vend pelegrinazhi, për të gjithë shqiptarët, për të gjithë kombin, prandaj ngelet detyrë e kryeministrit ta tërheqë atë mendim në raport me 100-vjetorin e themelimit të shtetit shqiptar dhe të sqarojë gjithë popullin shqiptar se cfarë qëllimesh fshihen pas deklaratave të tilla”, tha Deda.

Berisha: Monument i ri i Pavarësisë

Kryeministri Sali Berisha ne mbledhjen e qeverise diten e enjte ka
folur për 100 vjetorin e pavarsisë, për të cilin  kryeministri u shpreh
se duhet të festohet me veprimtari të shumëllojta.

Pasi ka
vlerësuar kontributin e të gjithë atyre që bënë të mundur shpalljen e
pavarsisë e duke lavdëruar rolin e mbretit Zog të Parë, Berisha ftoi
historianët për të bërë më shumë në shkrimin e saktë të kësaj ngjarje
historike.

Duke iu rikthyer edhe njëherë propozimeve për
ndërtimin e disa objekteve tashmë të njohura me rastin e 100 vjetorit
sic janë godina e parlamentit apo stadiumi, zoti Berisha ka propozuar
edhe ndërtimin e një tjetër objekti.

“Duhet të hapet
menjëherë konkursi për monumentin e pamvarsisë në 100 vjetorin e saj.
Qeveria do të mobilizojë të gjitha burimet që ai të përfundojë me 28
Nëntor”, deklaroi kryeminrtri i vendit, Sali Berisha. 

Ky
propozim i zotit Berisha mbetet i paqartë nëse monumenti aktual në
Vlorë, dedikuar shpalljes do të zëvëndësohet nga një monument i ri apo
monumenti i propozuar nga Berisha do të vendoset në një tjetër vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA