Trupat ushtarake siriane vranë 8 protestues dhe plagosën 25 të tjerë në Damask, në episodin më të rëndë të dhunës në kryeqytet në revoltën 7 mujore kundër presidentit Bashar al Asad.
Në Damask, anëtarët e divizionit të katërt të blinduar, një prej trupave elitë, nën komandën e vëllait të Asad, Maher, hapën zjarr ndaj një turme të grumbulluar në disktriktin Barzeh. Turma ishte grubulluar për të marrë pjesë në funeralin e një protestuesi të vrarë të martën.
Viktima të tjera u shënuan edhe jashtë Damaskut, kryesisht në provincat e Homsit dhe Hamës, ku shtypja me dhunë e protestave nga ana e ushtrisë vahdon pa ndërprerje prej ditësh.
Megjithëse qeveria e Asad premtoi se do të largonte ushtrinë nga qytetet që në datën 2 nëntor kur firmosi marrëveshjen me Ligën Arabe, ajo nuk e ka mbajtur zotimin.
Vetëm gjatë kësaj jave të fundit janë vrarë më shumë se 100 njerëz në Siri, ndërsa qeveria e justifikon dhunën duke thënë se po lufton kundër bandave të armatosura.
Top Channel