Moti i keq shtyn Napoli – Juventus

06/11/2011 00:00

Është shtyrë për shkak të motit të keq kryesfida e kësaj jave në kampionatin italian, Napoli – Juventus, bën të ditur agjencia e lajmeve ANSA.

Vendimi është marrë pas një takimi që u zhvillua në Prefekturën e Napolit.

Ky vendim, mbi të gjitha u përcaktua nga objektivi për të mbrojtur sigurinë e tifozëve që ishin do të ishin të pranishëm në stadium.  

Sipas asaj që është mësuar në prefekturë, fusha e stadiumit “San Palo” është përmbytur tërësisht.

Një tjetër çështje delikate është edhe gjendja kritike e trafikut, si dhe rrugët e përmbytura në të njëjtën zonë ku ndodhet stadiumi.

Duke u nisur nga këto, vendimi për të shtyrë ndeshjen ishte unanim. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA