Europa dhe SHBA prej vitesh e kanë përjashtuar mundësinë e rishikimit të kufijve në Ballkan nga frika e konflikteve dhe gjakderdhjeve të reja ndëretnike, por duket se mosmarrëveshja e tanishme mes shqiptarëve dhe serbëve kosovarë e ka zbutur disi rezistencën e bashkësisë ndërkombëtare ndaj kësaj ideje.

Kështu shkruante në numrin e saj të fundit, gazeta e njohur amerikane “Wall
Street Journal”, duke theksuar më tej se në këtë mënyrë do të mund të
shmangej ndonjë shkallëzim eventual i dhunës si ajo që shpërtheu në
pjesën veriore të Kosovës verën e fundit.

Gazeta e mësipërme, shkruan “Shqip” që, sikurse dihet, është zëdhënëse e qarqeve financiare amerikane, kujton me këtë rast faktin se ish-koordinatori i Paktit të Stabilitetit të Europës Juglindore, Erhard Busek, ka qenë politikani i parë perëndimor që ka përmendur konceptin e ndryshimit të kufijve, ndërsa më pas kongresisti republikan amerikan, Dejna Rorabaker, e zhvilloi më tej dhe më konkretisht këtë koncept, duke propozuar shkëmbimin e territoreve dhe të popullsive mes Serbisë dhe Kosovës.

Sidoqoftë, gazeta e mësipërme amerikane, duke vazhduar më tej, vë në dukje se ide të tilla për shkëmbime territoresh mund të çojnë në ndryshime eventuale të politikës ndërkombëtare, ndërkohë që rishikimi dhe rikonfigurimi i kufijve të Kosovës do të mund hapte “Kutinë e Pandorës” ballkanike.

Kryeministri kosovar, Hashim Thaçi, pikërisht për këtë arsye, ka theksuar kohët e fundit se “nuk do të ketë as ndryshim kufijsh dhe as shkëmbim territoresh në Kosovë”, duke hedhur poshtë në të njëjtën kohë idenë që serbëve të pjesës veriore të Kosovës t’u jepet ndonjë status ose autonomi e posaçme, vinte në dukje gazeta prestigjioze amerikane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA