Siria dhe Liga Arabe kanë arritur në një marrëveshje që duhet t’i japë fund revoltave disa mujore në vend, bëri me dije Agjensia Shtetërore Siriane (SANA) gjatë të martës.
Marrëveshja u arrit gjatë një samiti të mbajtur në Kajro, ku ishin të pranishëm disa prej liderave më të rëndësishëm të botës arabe, por detajet nuk janë lëshuar ende për shtypin.
Liga Arabe ka bërë disa herë thirrje ndaj presidentit Bashar al-Assad që të lejojë reformat në vend, në mënyrë që të qetësojë revoltat popullore ndaj regjimit të tij. Deri tani, më shumë se 3 mijë persona kanë mbetur viktimë e përplasjeve të regjistruara në Siri.
Disa tentativa ndërkombëtare për të ndërmjetësuar një zgjidhjetë konfliktit sirian kanë dështuar. Në fillim të tetorit, Kina dhe Rusia bllokuan një rezolutë të vendeve perëndimore, pasi sipas tyre, ajo “linte premisa” për një ndërhyrje të stilit libian.
Ndonëse shumica e kërksave të protestuesve janë hedhur poshtë dhe represioni ndaj tyre vazhdon të jetë i ashpër, presidenti Assad premtoi mbledhjen e një komisioni, për të shkruar një kushtetutë rë re.
Top Channel