Ndoshta keni ndjekur pak nga intervista që Helena Kadare dha për gazetaren Beti Njuma në rubrikën ‘Vitrina e Librit’.

Për herë të parë Helena Kadare pas shumë vitesh flet ekskluzivisht për ‘Top Channel’ në lidhje me librin, jetën e saj në Paris dhe marrëdhënien me shkrimtarin e famshëm, Ismail Kadare.

“Libri është titulluar ‘Kohë e Pamjaftueshme’ nga një poezi e Ismailit. Unë kam 15 vjet që merrem në mënyrë intensive me këtë libër duke e ndërprerë hera-herës për shkak se kam pasur gjëra më të domosdoshme për të bërë. Në këtë libër jam munduar të vë ngjarjet tona më të forta”, shprehet Helena Kadare.

“Unë kam qenë dëshmitare e krijimit të veprave të Kadaresë dhe kam shkruar atë që kam parë”, tregon Helena.

Gjithashtu, bashkëshortja e shkrimtarit të famshëm tregon edhe për tërheqjen e Kadaresë ndaj femrave të tjera.

“Nuk mund të nxirrja një ëngjëll indifferent ndaj vajzave sepse me famën që ka pasur ishte e natyrshme që të ishte i tërhequr ndaj të tjerëve. Sigurisht që në fillim isha xheloze, por me kalimin e viteve e kuptova situatën dhe gjithçka e kam shpjeguar me hollësi në libër”, thekson Helena Kadare.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta